Lajme Zone
Akuzohet për trafik droge e pjesëmarrje në grup kriminal, GJKKO lë në burg Bledar Çafin
KulturëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Akuzohet për trafik droge e pjesëmarrje në grup kriminal, GJKKO lë në burg Bledar Çafin

GJKKO ka lënë në burg sot Bledar Çafin.

GJKKO ka lënë në burg sot Bledar Çafin. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala. Çafi u arrestua gjatë ditës së djeshme në Shkodër, teksa akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafik droge. Policia e Shtetit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nën drejtimin e SPAK, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Muri i Lartë”. Gjatë këtij aksioni të zhvilluar në disa zona të vendit dje më 26 shtator, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshmëri të lartë shoqërore Bledar Cafi, si dhe u ushtruan kontrolle për lokalizimin e Endrit (Indrit) Dokles, i cili u rishpall në kërkim pasi nuk u gjet në banesë. Kapja e 50-vjeçarit Bledar Cafi u realizua në orët e para të mëngjesit në banesën e tij në qytetin e Shkodrës. Aksioni u krye në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të datës 25 shtator 2026, e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest me burg”. Nga hetimet e kryera nga SPAK, Bledar Cafi akuzohet për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, si dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale.

Po në zbatim të vendimit të GJKKO-së, forcat ligjzbatuese ushtruan kontrolle të imtësishme në ambientet që i përkasin 43-vjeçarit Endrit (Indrit) Dokle, i lindur në Kukës dhe banues në Tiranë. Dokle figuron person në kërkim që prej vitit 2024 me masë sigurie “Arrest me burg” për të njëjtat akuza që lidhen me trafikun e narkotikëve dhe grupin e strukturuar kriminal.

Gjatë kontrolleve të befasishme të ushtruara në vendbanimet e tij, Endrit Dokle nuk u gjet nga forcat e policisë. Për këtë arsye, ai është rishpallur në kërkim dhe strukturat hetimore po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Operacioni “Muri i Lartë” u realizua përmes koordinimit të rreptë mes strukturave kryesore operacionale dhe hetimore në vend. Në terren vepruan Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, të cilat punuan në bashkëpunim të ngushtë me Byronë Kombëtare të Hetimit nën udhëheqjen e SPAK-ut. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: bledar cufi GJKKO