Lajme Zone
Akuzohet për rrëmbimin e dy vajzave të mitura në SHBA, shqiptari refuzon marrëveshjen e fajësisë! I tregon gishtin e mesit familjarëve në gjyq
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Akuzohet për rrëmbimin e dy vajzave të mitura në SHBA, shqiptari refuzon marrëveshjen e fajësisë! I tregon gishtin e mesit familjarëve në gjyq

Procesi gjyqësor ndaj tij është shoqëruar prej muajsh me debate mbi gjendjen e tij mendore. Në një fazë, prokuroria shqyrtoi edhe mundësinë e një pretendimi për paaftësi mendore, ndërsa më herët gjatë këtij viti Balla u shpall i aftë për t’u përballur me drejtësinë.

Endi Balla, me origjinë shqiptare ka refuzuar në momentin e fundit të deklarohet fajtor për akuzat që rëndojnë ndaj tij për tentativën e rrëmbimit të dy vajzave të mitura, duke shtyrë edhe një herë procesin gjyqësor. Ai akuzohet se në gusht të vitit 2024 tentoi të rrëmbente një vajzë 15-vjeçare në Clinton Township dhe një vajzë 7-vjeçare në Sterling Heights. Sipas mediave amerikane, avokati mbrojtës Sam Bennet deklaroi se klienti i tij kishte pranuar marrëveshjen e fajësisë javën e kaluar, por ndryshoi mendje pak para nisjes së seancës. Kur gjyqtari e pyeti Ballën nëse dëshironte të deklarohej fajtor, por ai u përgjigj shkurt: “Jo”. Pas refuzimit të marrëveshjes, çështja do të vijojë drejt gjykimit. LEXO edhe...Trump përgatit një valë të re tarifash doganore: Tarifa deri në 12.5% për dhjetëra vende Gjatë paraqitjes së tij në sallën e gjyqit, Balla shkaktoi tension me sjelljen e tij. Në një moment ai tentoi të komunikonte me personat në sallë dhe më pas u tregoi gishtin e mesit familjarëve të dy vajzave të mitura, sipas raportimeve nga mediat lokale amerikane. Sjellja e tij solli reagime në sallë, ndërsa avokati dhe gjykatësi ndërhynë për të vendosur rregull. Procesi gjyqësor ndaj tij është shoqëruar prej muajsh me debate mbi gjendjen e tij mendore. Në një fazë, prokuroria shqyrtoi edhe mundësinë e një pretendimi për paaftësi mendore, ndërsa më herët gjatë këtij viti Balla u shpall i aftë për t’u përballur me drejtësinë. Familjarët e dy vajzave të mitura kanë shprehur lodhje dhe zhgënjim për zvarritjen e procesit, duke kërkuar që çështja të përfjë sa më shpejt. Endi Balla do të rikthehet në gjykatë më 24 gusht për një seancë paraprake. Nëse nuk arrihet një marrëveshje e re, gjyqi ndaj tij është planifikuar të nisë në muajin tetor. Xh.K/ReportTv.al shqiptar rrembim SHBA Endi Balla Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64.1% I gabuar 27.4% Nuk e di 8.6% Vota total: 2877 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?