Lajme Zone
Akuzohet për grup të strukturuar kriminal, pastrim parash e pengmarrje/ Detaje nga arrestimi i Agasit, ishte i shoqëruar nga Uljan Shpataraku
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Akuzohet për grup të strukturuar kriminal, pastrim parash e pengmarrje/ Detaje nga arrestimi i Agasit, ishte i shoqëruar nga Uljan Shpataraku

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me momentin e arrestimit të Ergys Agasit.

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me momentin e arrestimit të Ergys Agasit.

Sipas informacioneve, Agasi shoqërohej nga Uljan Shpataraku, ish-drejtues në Policinë e Shtetit, i njohur si krahu i djathtë i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda.

ABC News mëson se gjithashtu është shoqëruar nga policia edhe Uljan Shpataraku. Agasi është një nga personat kryesorë të hetuar nga SPAK në dosjen për abuzimet e dyshuara me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Prokuroria e Posaçme e ka akuzuar atë për disa vepra penale.

Mes akuzave të ngritura ndaj tij janë “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Lidhur me këtë operacion ka reaguar edhe Policia e Shtetit.

Njoftimi;

Finalizohet operacioni policor i koduar “The Wanted”. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), finalizuan operacionin e koduar “The Wanted”.

Si rezultat i operacionit, në Durrës u kap shtetasi Ergys Agasi., i shpallur në kërkim nga SPAK-u.

Në kuadër të operacionit, u kap dhe u arrestua edhe shtetasi Uljan Shpataraku, i cili udhëtonte në të njëjtin automjet me personin e kërkuar Ergys Agasi. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Ergys AgasiUljan Shpataraku