Pas akuzave të ngritura nga Arben Ahmetaj për trafikim armësh, SPAK ka nisur kontrollet në banesën e Ron Yeffet në zonën e Lundrës. Sipas gazetares Anila Hoxha, në kuadër të verifikimeve janë sekuestruar gjithashtu dokumente dhe shkresa pranë Ministrisë së Mbrojtjes.
Kontrollet dhe verifikimet po zhvillohen për të hedhur dritë mbi akuzat e bëra publike. Top Channel

