Lajme Zone
Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra (Video)
PolitikëPamfleti

Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra (Video)

“Ata e bëjnë këtë në kërkim të dinjitetit dhe sigurisë”, thotë aktori për njerëzit që largohen nga vendet e tyre, duke theksuar se “të gjithë kemi të njëjtat të drejta”.

Aktori Richard Gere Aktori Gere paralajmëron se rëndësia e asaj që po ndodh në Shqipëri shkon përtej marrëdhënieve mes Tiranës dhe Romës, pasi modeli mund të përsëritet në nivel evropian... Aktori amerikan Richard Gere, i angazhuar prej kohësh personalisht me çështjen e emigracionit, ka publikuar një video-apel në mbështetje të ActionAid, ku kërkon respektimin e të drejtave të emigrantëve dhe kundërshton normalizimin e ndalimit, dëbimit dhe transferimit të tyre jashtë kufijve evropianë.

“Ata e bëjnë këtë në kërkim të dinjitetit dhe sigurisë”, thotë aktori për njerëzit që largohen nga vendet e tyre, duke theksuar se “të gjithë kemi të njëjtat të drejta”.

Gere shpreh shqetësim edhe për ndryshimin e mënyrës se si emigrantët po paraqiten në debatin publik.

“Frika po zëvendëson dhembshurinë. Njerëzit po reduktohen në numra, probleme ose kërcënime”, deklaron aktori.

Sipas Gere, migracioni është një sfidë e kohës sonë, por menaxhimi i tij nuk duhet të cenojë të drejtat e njeriut.

“Migrimi mund të menaxhohet pa kushte çnjerëzore, pa dobësuar të drejtën për të kërkuar azil dhe pa i trajtuar të drejtat e njeriut si pengesa”, shprehet ai. Aktori ndalet më pas te politikat e ndalimit dhe dëbimit të emigrantëve, duke ngritur shqetësimin se masa të tilla po paraqiten gjithnjë e më shumë si zgjidhje të zakonshme.

“Ndalimi, deportimi dhe dërgimi i njerëzve përtej kufijve të Evropës po paraqiten gjithnjë e më shumë si zgjidhje normale”, thotë Gere.

Në këtë kontekst, aktori përmend konkretisht modelin e krijuar nga Italia me Shqipërinë, i cili, sipas tij, “e zhvendos kontrollin e migracionit jashtë kufijve të Bashkimit Evropian dhe larg vëmendjes së publikut”.

Gere paralajmëron se rëndësia e asaj që po ndodh në Shqipëri shkon përtej marrëdhënieve mes Tiranës dhe Romës, pasi modeli mund të përsëritet në nivel evropian.

“Ajo që po ndodh atje mund të bëhet një model për mënyrën se si Evropa do ta menaxhojë migracionin në të ardhmen”, deklaron aktori.

Video-apeli i Richard Gere vjen në lidhje me publikimin e “Trattenuti” (“Të ndaluar”), raportit të hartuar nga ActionAid dhe Universiteti i Barit, i cili analizon sistemin e Qendrave të Riatdhesimit (CPR) dhe politikat italiane për dëbimin e shtetasve të huaj pa leje qëndrimi.

Sipas raportit, në vitin 2025 Italia kreu 4,784 kthime të detyruara. Prej tyre, vetëm 1,732 erdhën nga një qendër CPR, ndërsa 3,052 përfshinin persona që nuk kishin hyrë kurrë në një nga këto qendra. Gjatë të njëjtit vit, pranimet në qendrat CPR arritën nivelin rekord prej 6,835 personash, por vetëm 25.3 për qind e tyre u riatdhesuan realisht.

Të dhënat e raportit tregojnë gjithashtu se riatdhesimet nga qendrat CPR ranë me 45.1 për qind krahasuar me vitin 2022, ndërkohë që numri i përgjithshëm i kthimeve me forcë u rrit.

Sipas analizës së ActionAid dhe Universitetit të Barit, këto të dhëna tregojnë se shtimi i ndalimeve nuk sjell automatikisht shtimin e riatdhesimeve. Raporti argumenton se, përkundrazi, mijëra persona privohen nga liria personale brenda një sistemi që nuk garanton transparencë dhe efektivitet dhe që mund ta zgjasë ndalimin edhe kur riatdhesimi nuk realizohet.

Sipas autorëve të raportit, ndalimi administrativ përkthehet kështu në kufizim të të drejtave themelore, pa përfaqësuar një zgjidhje efektive për menaxhimin e migracionit.

Në apelin e tij, aktori Richard Gere e lidh këtë debat me drejtimin që mund të marrin politikat evropiane të migracionit, duke këmbëngulur se migracioni mund të menaxhohet pa kushte çnjerëzore, pa dobësuar të drejtën për azil dhe pa i trajtuar të drejtat e njeriut si pengesë.richard gere Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet “Rama autokrat, dorëhiqu”, pankartat kundër kryeministrit në protestën e 128-të (Foto) 5 Tetor 2026, 20:2120:21Aktualitet Nga Përmeti në Tulln: Dy qytetet e luleve hedhin hapat e parë drejt bashkëpunimit 5 Tetor 2026, 20:0220:02Aktualitet Protesta para Kryeministrisë, aktivistja: Rama dhe ministrat përfaqësojnë interesat e krimit 5 Tetor 2026, 19:4219:42Aktualitet “Qeveri e krimit”, protesta në ditën e 128-të: Rama jep dorëheqjen 5 Tetor 2026, 19:3419:34Aktualitet Shkencëtarët ngrenë alarmin: Testet bërthamore të Koresë së Veriut mund të kenë aktivizuar çarje sizmike 5 Tetor 2026, 18:4618:46Aktualitet Wendt takon Brahon dhe i jep mbështetje SPAK-ut: Lufta kundër krimit dhe trafikut të drogës, prioritet i Trump 5 Tetor 2026, 17:3517:35Aktualitet