Lajme Zone
KulturëReport TV

Aktivitetet kulturore/ ‘Tirana pa makina’, 4 ditë aktivitete dhe argëtim! ‘Inkuizitori i madh’ te Metropoli


Festa e Gurit të Zi në Shkodër do të vijë mbrëmjen e sotme në kuadër të aktiviteteve artistike që zhvillohen në këtë zonë gjatë verës. Ndërsa nesër do të mbahet Festa e Verës me Jozefina Simoni, Glerdit Turmetaj dhe Eugjen Marku.

Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit. 1. “INKUIZITORI I MADH”, SHFAQJA NË SKENËN E TEATRIT “METROPOL LEXO edhe...Aktivitetet kulturore/ Festa e gurit të zi në Shkodër, muzikë dhe argëtim! ‘Kujtesa e qytetit’, ekspozita që prezanton Pogradecin “Inkuizitori i madh” shkëputur nga Vellezërit Karamazov është shfaqja që do të vijë në teatrin “Metropol” në Tiranë më 29 deri më 30 gusht në orën 20:00. 2. TEATRI/ DHJETË DITË SHFAQJESH NË “KOKO FEST” NË KORÇË Festivali i teatrit “Koko Fest” do të vijë në Korçë nga 28 gusht deri më 6 shtator. Shumë histori. Një skenë. 3. “MAYA” SHKON NË VENDLINDJEN E SAJ, KONISPOL ME NJË KONCERT Këngëtarja Maya vjen me një koncert në sheshin qendror të Konispolit, mbrëmjen e nesërme, më 28 gusht, në orën 20:30. 4. FESTA E GURIT TË ZI NË SHKODËR, MUZIKË DHE ARGËTIM Festa e Gurit të Zi në Shkodër do të vijë mbrëmjen e sotme në kuadër të aktiviteteve artistike që zhvillohen në këtë zonë gjatë verës. Ndërsa nesër do të mbahet Festa e Verës me Jozefina Simoni, Glerdit Turmetaj dhe Eugjen Marku. 5. “ELITA 5”, KONCERT NË KALANË E LËKURSIT NË SARANDË Grupi i njohur “Elita 5” do të vijë me një koncert mbrëmjen e nesërme te “Kalaja e Lëkursit” në Sarandë. 6. “TIRANA PA MAKINA”, 4 DITË ME MUZIKË, AKTIVITETE DHE ARGËTIM Katër ditë me muzikë, komedi, uorkshope për të vegjlit, shitje gjërash të përdorura etj., do të vijnë në rrugën “Pjetër Bogdani” në Tiranë gjatë aktivitetitit “Tirana pa makina”, që do të mbahet nga 27 deri më 30 gusht. Për të pranishmit do të interpretojnë emra, si: Leo Ciko e Amer, Reboot, Shpat Deda dhe Carl Craig. 7. “FESTA E MIQËSISË”, KATËR NET FESTIME E MUZIKË NË DURRËS “Festa e Miqësisë” do të vijë Durrës nga 27-30 gusht, duke sjellë në shëtitoren “Taulantia” katër net me muzikë dhe atmosferë fantastike. Ndërkohë sonte, te kinemaja e hapur “Kinomeer” në sektorin Rinia në Durrës do të shfaqet filmi “Derisa të takohemi sërish”. Xh.K/E.H/ReportTv.al rubrika ciceron Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52% Keq 35.1% Nuk e di 12.9% Vota total: 3226 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?