Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit. 1. “MBRËMJE NËN TINGUJT E KITARËS”, KONCERT LIVE NË PESHKOPI Sot në orën 18:00, përballë Pallatit të Kulturës në Peshkopi zhvillohet koncerti live “Mbrëmje nën tingujt e kitarës”. Në program do të interpretohen këngë të njohura nga Elita 5, Scorpions, Alban Skënderaj, Ylli Limani e të tjerë, nga një grup këngëtarësh dhe instrumentistësh të rinj, nën drejtimin artistik të Ermal Lushit dhe me organizim të Qendrës Alfa Omega në bashkëpunim me Qendrën Rinore në Dibër. LEXO EDHE:Aktivitetet kulturore/ 'Tirana Grand Prix' sjell adrenalinën e makinave, nis Java Gjermane! 'A million dreams' ngjitet në Teatrin e Korçës 2. KORÇË/“A MILLION DREAMS”, MUZIKAL NË TEATRIN “A. Z. ÇAJUPI” Muzikali “A Million Dreams” vjen në skenën e Teatrit “A. Z. Çajupi” në Korçë, sot në orën 19:00. Shfaqja realizohet me pjesëmarrjen e Korit të Shkollës Artistike “T. T. Koço” dhe Qendrës së Artit, nën skenarin e regjinë e Blerta Belliut dhe drejtimin muzikor e vokal të Bledi Polenës. 3.“IDROMENO FILM FESTIVAL”, EDICIONI I PESTË NË SHKODËR Nga 3 deri më 9 tetor 2026 në Shkodër mbahet edicioni i 5-të i “Idromeno International Film Festival” me temën “Chapter II — Voices of the Earth”. Festivali kthehet në një hapësirë kushtuar historive që jetojnë në vendet nga vijmë, kujtesës së trashëguar dhe heshtjeve që mbartim, duke dëgjuar zërat që kapërcejnë kufijtë, brezat dhe kohën. 4.“TIRANA GRAND PRIX”, EVENTI AUTOMOBILISTIK NË TIRANË Në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë do të vijojë të mbahet edhe sot dhe nesër edicioni i dytë i “Tirana Grand Prix”. Eventi do të sjellë historinë, adrenalinën dhe energjinë e shpejtësisë në rrugët e kryeqytetit për të gjithë pasionuarit pas automobilizmit. 5. “KREVATI I GJYSHES”, SHFAQJA PËR FËMIJË TE “METROPOL” Në teatri “Metropol” do të vijë edhe nesër në orën 11:00 shfaqja për fëmijë “Krevati i gjyshes”, me autore Klara Çelin dhe regji nga Klajdi Malellari. Shfaqja është një udhëtim plot humor, lojë dhe surpriza ku ardhja e gjyshes kthen përmbys përditshmërinë e familjes. Në role interpretojnë Muhamed Babamusta, Ajla Koçiu, Elona Hyseni dhe Adelajda Lila. 6.“TRE DERRKUCËT” KTHEHEN NË TEATRIN E KUKULLAVE NË TIRANË Në Teatrin e Kukullave në Tiranë do të vijë edhe nesër në oraret 10:30 dhe 11:30 shfaqja “Tre derrkucët”. 7. “REZIDENCA E KINEMASË”, SHFAQJE FILMASH E PUNËTORI NË HIMARË Rezidenca e Kinemasë vijon të mbahet në Himarë deri më 5 tetor, duke u shndërruar në një hapësirë takimi me filmin dhe njerëzit që e krijojnë atë. Programi nis me shfaqjen e filmit “Shpella e Piratëve” më 2 tetor në orën 19:00 në sallën “Neço Muko” me hyrje të lirë. Në ditët në vijim, të rinjtë do të bëhen pjesë e procesit krijues përmes punëtorive të filmit artistik dhe animacionit, të mentoruara nga profesionistë të fushës. 8. EDICIONI I PESTË I FESTIVALIT “WINE & STORIES” NË BERAT Edicioni i 5-të i “Verë dhe histori” (Wine & Stories) do të vijojë të mbahet në Berat edhe sot dhe nesër në sheshin “Teodor Muzaka”. Ky festival sjell në vëmendje kulturën e verës, traditën dhe trashëgiminë e Beratit, përmes një programi me panaire, degustime, muzikë dhe aktivitete të dedikuara. 9. “MUZG NË KOPSHTIN E QERSHIVE”/ VIJOJNË SHFAQJET NË TEATËR Shfaqja “Muzg në kopshtin e qershive” do të vijojë të shfaqet për publikun në Teatrin Kombëtar edhe sonte dhe nesër në orën 20:00. P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: rubrika ciceron Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
30 Shtator, 16:02
Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.1% Jo 26% Jam i/e dyzyuar 4.9% Vota total: 3815 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?
