Lajme Zone
KulturëReport TV

Aktivitetet kulturore/ ‘Shën Nënë Tereza - Një trashëgimi dashurie, dhembshurie dhe humanizmi’, ekspozitë në COD! ‘Balkan Cinefest’ në Berat


Shkrimtarja Laure Mi Hyun Croset që vjen në gjuhën shqipe me librin e saj “Halle pasanikësh” të përkthyer nga Besa Myftiu, prezantohet me lexuesin shqiptar në një sërë takimesh.

Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit. 1. “FËMIJËT E SAJ”, FILMI I HYSEN HAKANIT SHFAQET I RESTAURUAR LEXO edhe...Aktivitetet kulturore/ ‘Prelud i një rruge’, te TKOB! ‘Dijetari i fshehtësive’ sonte në Tiranë “Fëmijët e saj” (1957), një vepër me rëndësi të veçantë për historinë e filmit shqiptar do të shfaqet sonte në orën 18:30 në kinema “Drita” në Arkivin Shtetëror të Filmit. Filmi shfaqet për herë të parë i restauruar, 69 vite pas realizimit. 2. FESTIVALI I POEZISË DHE KOREOGRAFISË BASHKËKOHORE NË TIRANË Festivali i Poezisë dhe Koreografisë Bashkëkohore “Sintrak” vjen në edicionin e tij të parë te Teatri i Kukullave në Tiranë nga 17-19 shtator. Për 3 ditë, poetë, shkrimtarë, përkthyes e artistë do të takohen mes fjalës dhe lëvizjes, gjuhës dhe kujtesës. I ftuar nderi është shkrimtari Georgi Gospodinov, i cili do të çelë edhe festivalin, si dhe do të marrë pjesë në disa aktivitete. 3. TAKIM ME SHKRIMTAREN LAURE MI HYUN CROSET NGA BESA MYFTIU Shkrimtarja Laure Mi Hyun Croset që vjen në gjuhën shqipe me librin e saj “Halle pasanikësh” të përkthyer nga Besa Myftiu, prezantohet me lexuesin shqiptar në një sërë takimesh. Pas Elbasanit, sot ajo të jetë e pranishme në Librazhd, ndërsa nesër në Pogradec dhe në vijim në Tiranë dhe Berat. 4. EKSPOZITA/ “SHËN NËNË TEREZA”, 30 FOTOGRAFITË NË COD “Shën Nënë Tereza - Një trashëgimi dashurie, dhembshurie dhe humanizmi” është ekspozita fotografike, që do të çelet në Qendrën për Hapje dhe Dialog pranë Kryeministrisë (COD) nesër, në kuadër të 70-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Indi. 30 fotografitë e ekspozuara dokumentojnë momente nga vizitat e Nënë Terezës në Shqipëri, si edhe nga ceremonia e funeralit të saj në Indi, duke na sjellë pranë çaste të rralla dhe duke rikthyer në vëmendjen e publikut një trashëgimi që vazhdon të frymëzojë. 5. EDICIONI I TRETË I “BALKAN CINEFEST” NË QYTETIN E BERATIT Edicioni i tretë i “Balkan Cinefest” prezantohet këtë herë në qytetin e Beratit. Ai do të mbahet nga 17-19 shtator në sheshin e ri të qytetit dhe në bibliotekën publike “Vexhi Buharaja”. 6. “BIG BABY”, SHFAQJA PREMIERË NË TEATRIN EKSPERIMENTAL “Big Baby” është shfaqja që çel sonte në orën 20:00 sezonin e ri teatror të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë. Me regji nga Endri Çela, ajo do të vijojë të shfaqet deri më 20 shtator. 7. EDICIONI I-RË I “DYRRACHIUM INTERNATIONAL THEATER FESTIVAL” Nga 15 deri më 25 shtator, artistë, regjisorë dhe trupa teatrore nga Shqipëria, Turqia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Rumania mblidhen në Durrës në edicionin e parë të teatrit ndërkombëtar “Dyrrachium International Theater Festival”. 8. FESTIVALI/ KATËR NET ME SERENATA NË QYTETIN E KORÇËS Duke filluar nga mbrëmja e sotme deri më 20 shtator në Korçë mbahet “Korça Serenights Festival”. Xh.K/E.H/ReportTv.al rubrika ciceron Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.9% Të gabuar 88.9% Nuk e di 5.2% Vota total: 2138 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?