Lajme Zone
PolitikëReport TV

Aktivitetet kulturore/ 'Për qytetin dhe tregime të tjera', ekspozitë në Tiranë! Libri i negativëve te Galeria e Artit


Komedia “Iluzione Bashkëshortore”, e autorit francez Eric Assous, vjen në skenën e Teatri Bylis sonte dhe nesër. Nën regjinë e Artan Imamit, shfaqja sjell në qendër kompleksitetin e marrëdhënieve në çift, përmes situatave të pazakonta, humorit, lojërave të rrezikshme dhe rrëfimeve të papritura.

Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit. 1.GALA OPERISTIKE ME STEFAN POP DHE SIMONE DI FELICE NË TKOBAP LEXO edhe...Aktivitetet kulturore/ Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Këngës Popullore Qytetare në Elbasan! ‘Iluzione Bashkëshortore’ te teatri Bylis Gala operistike çel sezonin e ri artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, nesër, më 10 shtator, në orën 20:00. Solistët, Kori dhe Orkestra Simfonike e TKOBAP-së do të bashkohen me tenorin ndërkombëtar Stefan Pop dhe dirigjentin Simone Di Felice, në një mbrëmje kushtuar kryeveprave të repertorit operistik. 2. FESTIVALI FOLKLORIK TIPOLOGJIK I KËNGËS POPULLORE QYTETARE Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Këngës Popullore Qytetare vjen në edicionin e tij të 19-të në Elbasan sot dhe nesër, duke filluar prej orës 19:00. Artistë nga e gjithë Shqipëria do të sjellin në bulevardin “Qemal Stafa” këngë, melodi dhe interpretime që ruajnë e përcjellin traditën e pasur të këngës popullore qytetare 3. KONCERT NGA KORI GJERMAN “CHARITÉ CHOR BERLIN” NË SHKODËR Kori gjerman “Charité Chor Berlin”, nën drejtimin e Adrian Ems, do të prezantojë programin e tij të fundit, “I bartur nga era” (Carried by the Wind), në një shkëmbim artistik me Korin Polifonik “Prenkë Jakova”, nën drejtimin e Gjon Shllakut në një koncert mbrëmjen e sotme në orën 19:30 në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër. 4. MUZIKË, ART DHE ARGËTIM NË FESTËN E MIQËSISË NË SHKODËR Festa e Miqësisë zhvendoset në Shkodër, ku nga 10 deri më 13 shtator, rruga “Kolë Idromeno” do të kthehet në një hapësirë feste, muzike dhe aktivitetesh artistike. 5. “ILUZIONE BASHKËSHORTORE”, NË TEATRIN “BYLIS” TË FIERIT Komedia “Iluzione Bashkëshortore”, e autorit francez Eric Assous, vjen në skenën e Teatri Bylis sonte dhe nesër në orën 19:00. Nën regjinë e Artan Imamit, shfaqja sjell në qendër kompleksitetin e marrëdhënieve në çift, përmes situatave të pazakonta, humorit, lojërave të rrezikshme dhe rrëfimeve të papritura. Interpertojnë: Indrit Çobani, Andia Xhunga dhe Donald Shehu. 6.EKSPOZITA ME FOTOGRAFI “PËR QYTETIN DHE TREGIME TË TJERA” “Për qytetin dhe tregime të tjera” është ekspozita kolektive që vijon të qëndrojë e çelur në hapësirën “1e60” në Tiranë. Përmes fotografisë 35mm, procesit të zhvillimit të filmit bardhezi, printimit në dhomën e errët dhe diskutimeve në grup, pjesëmarrësit kanë eksploruar mënyrat e vëzhgimit dhe dokumentimit të jetës së përditshme. Në të prezantohen punët e krijuara nga pjesëmarrësit e një ëorkshop-i katërjavor të fotografisë analoge. Punimet trajtojnë tema si identiteti, vendi, kujtesa dhe komuniteti. Në projekt kanë marrë pjesë Abel Meta, Alkid Shuli, Ana Këlliçi, Ema Allaraj, Felisia Mane, Klea Mimani dhe Sibora Agasi. 7. “THE BOOK OF NEGATIVES” NGA LEONARD QYLAFI TE GAT NË TIRANË Ekspozita “Libri i negativëve” (The book of negatives) nga Leonard Qylafi vijon të jetë e hapur te “Galeria e Artit” Tiranë deri më 23 shtator. Xh.K/E.H/ReportTv.al rubrika ciceron Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16% Nuk e di 6.2% Vota total: 2588 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?