Lajme Zone
Aktivitetet kulturore/ Festivali i poezisë dhe koreografisë bashkëkohore ‘Sintrak’ në Tiranë! ‘Dea Open Air International Film Festival’ në Sarandë
KulturëReport TV

Aktivitetet kulturore/ Festivali i poezisë dhe koreografisë bashkëkohore ‘Sintrak’ në Tiranë! ‘Dea Open Air International Film Festival’ në Sarandë

Në kuadër të edicionit të 13-të të “Dea Open Air International Film Festival”, Saranda mirëpret prej mbrëmjes së sotme në orën 20:30 deri më 20 shtator, “Dea/ Focus CineKO”, një program i përqendruar te filmi shqiptar i realizuar jashtë kufijve shtetërorë

Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit. 1. “ENERGJIA E NOTAVE” NGA ORKESTRA RINORE E MAGNA GRECIA LEXO edhe...Aktivitetet kulturore/ ‘Shën Nënë Tereza - Një trashëgimi dashurie, dhembshurie dhe humanizmi’, ekspozitë në COD! ‘Balkan Cinefest’ në Berat Fieri dhe Vlora mirëpresin koncertin simfonik “Energjia e Notave”. Orkestra Rinore e Magna Grecia, e krijuar në vitin 1993 rikthehet në Shqipëri pas pjesëmarrjes së saj në Lojërat Mesdhetare të Tarantos. Koncerti do të mbahet më 19 shtator në orën 19:00 në teatrin “Bylis” në Fier dhe në 20 shtator në orën 19:00 në teatrin “Petro Marko” në Vlorë. Koncerti shënon edhe çeljen e sezonit të ri të aktiviteteve të Konsullatës së Përgjithshme të Italisë për vitin 2026–2027. 2. KONCERT SIMFONIK KUSHTUAR TRADITËS MUZIKORE SHKODRANE “Shkodra – djepi i muzikës shqiptare” është koncerti simfonik që do të vijë në teatrin “Migjeni” në Shkodër nesër, më 19 shtator në orën 19:00. Aktiviteti do të sjellë një udhëtim përmes historisë, ritmeve dhe melodive të qytetit, përmes krijimtarisë së kompozitorëve të njohur shqiptarë. Në program janë veprat e Çesk Zadesë, Pjetër Gacit, Avni Mulës, Tonin Harapit, Gjon Simonit dhe Zef Çobës. Koncerti do të vijë nën dirigjimin e Fabio M. Roçhi dhe interpretimin e pianistes Kristina Petrollari Laço dhe sopranos Erjona Gjyzeli. 3. AKTIVITETI/ “MUZAK FEST” NË PARKUN ARKEOLOGJIK TË APOLONISË Poezia, muzika dhe arti do të ndërthuren nesër, më 19 shtator, në një mbrëmje të veçantë në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, në kuadër të “Muzak Fest”. Në një prej siteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Shqipëri, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë një program artistik që bashkon krijimtarinë bashkëkohore me atmosferën dhe historinë e monumentit antik. 4. FESTIVALI I POEZISË DHE KOREOGRAFISË BASHKËKOHORE “SINTRAK” Në Tiranë mbahet sot dhe nesër edicioni i parë i Festivalit të Poezisë dhe Koreografisë Bashkëkohore “Sintrak”. Për tri ditë, poetë, shkrimtarë, përkthyes dhe artistë do të takohen në skenën e Teatrit të Kukullave, duke ndërthurur poezinë me koreografinë bashkëkohore. I ftuar nderi është shkrimtari bullgar Georgi Gospodinov. 5. “DEA FILM FESTIVAL”/ “FOCUS CINEKO”, TRI DITË NË SARANDË Në kuadër të edicionit të 13-të të “Dea Open Air International Film Festival”, Saranda mirëpret prej mbrëmjes së sotme në orën 20:30 deri më 20 shtator, “Dea/ Focus CineKO”, një program i përqendruar te filmi shqiptar i realizuar jashtë kufijve shtetërorë. Për tri mbrëmje, publiku do të ketë mundësi të ndjekë në shëtitoren e Sarandës, filma dhe të takohet me autorë e krijues, në një program që sjell në vëmendje krijimtarinë dhe perspektivat e kinemasë shqiptare përtej kufijve. 6. EKSPOZITA/ “SHËN NËNË TEREZA”, 30 FOTOGRAFITË NË COD “Shën Nënë Tereza - Një trashëgimi dashurie, dhembshurie dhe humanizmi” është ekspozita fotografike, që do të çelet në Qendrën për Hapje dhe Dialog pranë Kryeministrisë (COD) sot, në kuadër të 70-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Indi. 30 fotografitë e ekspozuara dokumentojnë momente nga vizitat e Nënë Terezës në Shqipëri, si edhe nga ceremonia e funeralit të saj në Indi, duke na sjellë pranë çaste të rralla dhe duke rikthyer në vëmendjen e publikut një trashëgimi që vazhdon të frymëzojë. 7. “BIG BABY”, SHFAQJA PREMIERË NË TEATRIN EKSPERIMENTAL “Big Baby” është shfaqja që ka çelur sezonin e ri teatror të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë. Me regji nga Endri Çela, ajo do të shfaqet këtë fundjavë në orën 20:00. 8. EDICIONI I-RË I “DYRRACHIUM INTERNATIONAL THEATER FESTIVAL” Nga 15 deri më 25 shtator, artistë, regjisorë dhe trupa teatrore nga Shqipëria, Turqia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Rumania mblidhen në Durrës në edicionin e parë të teatrit ndërkombëtar “Dyrrachium International Theater Festival”. 9. SHFAQJA PËR FËMIJË “DHIA KURESHTARE E HASIT” NË “METROPOL” “Dhia Kureshtare e Hasit”, një histori e mbushur me muzikë, humor dhe atmosferë shqiptare do të vijë në teatrin “Metropol” për fëmijët të shtunën dhe të dielën në orën 11:00. Shfaqja ka autorë Sonila Kapidanin dhe Mihal Kaçin dhe vjen nën regjinë e Erina Lazit. 10. “AVENTURAT E “WINNIE POOH”, NË FUNDJAVË NË TEATRIN E KUKULLAVE Teatri i Kukullave nis sezonin e ri me rikthimin e personazhit të dashur Ëinnie Pooh, në një shfaqje të menduar për vogëlushët e kryeqytetit. Shfaqja do të vijë nesër dhe të dielën në oraret 10:30 dhe 11:30. 11. “KLLOUNI” NGA CIRKU KOMBËTAR, SHFAQJE NË TEATRIN E KUKULLAVE “Kllouni”, një produksion i Cirkut Kombëtar për publikun e vogël dhe familjet do të vijë në Teatrin e Kukullave nesër, më 19 shtator në orën 17:00. Xh.K/ReportTv.al rubrika ciceron Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.8% Të gabuar 89.5% Nuk e di 4.7% Vota total: 3038 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?