Lajme Zone
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, Prishtina në protestë: Po tentoni të vrisni edhe njëherë popullin shqiptar
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, Prishtina në protestë: Po tentoni të vrisni edhe njëherë popullin shqiptar

Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në shenjë proteste ndaj vendimit të Speciales ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. “Po tentoni të vrisni edhe njëherë popullin shqiptar. Çfarë drejtësie është kjo për t’ia lehtësuar barrën xhelatit”, tha një protestuese. LEXO edhe...Aktgjykimi i Hagës përballë hi

Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në shenjë proteste ndaj vendimit të Speciales ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. “Po tentoni të vrisni edhe njëherë popullin shqiptar. Çfarë drejtësie është kjo për t’ia lehtësuar barrën xhelatit”, tha një protestuese. LEXO edhe...Aktgjykimi i Hagës përballë historisë së luftës së Kosovës Para nisjes së protestës Policia ka kërkuar dokumentet e identifikimit nga disa prej pjesëmarrësve, kërkesë që ka shkaktuar reagime dhe debate mes efektivëve dhe qytetarëve. Gjykata Speciale me seli në Hagë ka dënuar Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim. Të gjithë janë dënuar për krime lufte, ndërsa janë shpallur të pafajshëm për krime kundër njerëzimit. Lajm në përditësim… Xh.K/ReportTv.al kosove proteste Gjyqi ndaj UCK ne Hage hashim thaci Jakup Krasniqi Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.7% Të gabuar 89.6% Nuk e di 4.7% Vota total: 3107 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?