Lajme Zone
KulturëReport TV

Aktivitetet kulturore/ Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës në Galerinë e Artit, Tiranë! Ekspozita ‘Porta e Kohës’ në Shkodër


Komedia “10 vjet martesë” do të vijojë të shfaqet në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” edhe sot dhe nesër.  Me autor Alil Vardar, shfaqja vjen nën regjinë dhe interpretimin e Andia Xhungës dhe interpretim nga Gentian Zenelajt. dhe Andia Xhunga.

Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit. 1.EDICIONI II I BIENALES NDËRKOMBËTARE TË GRAFIKËS NË TIRANË LEXO edhe...Aktivitetet kulturore/ Ekspozita 'Monarkia' çelet sot në Qendrën Muzeale 'Garda'! Festivali mbarëkombëtar i humorit ‘Tano Fest’, Shkodër (VIDEO) Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës do të vijë në Galerinë e Artit Tiranë, nesër, më 18 nëntor, në orën 18:00. Përmes veprave të ekspozuara, bienalja synon të dëshmojë rolin e artit si një urë komunikimi mes kulturave, duke kapërcyer kufijtë dhe nxitur dialogun artistik. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 28 nëntor. 2. FESTIVALI MBARËKOMBËTAR I HUMORIT “TANO FEST” NË SHKODËR Shkodra bëhet kryeqendra e humorit shqiptar me Festivalin Mbarëkombëtar të Humorit “Tano Fest”, që do të vijojë të mbahet deri më 21 nëntor në skenën e Teatrit “Migjeni”. Festivali i kushtohet ikonës së humorit shqiptar, Tano Banushi, në prag të 100-vjetorit të lindjes së tij. Për 8 net, publiku do të ketë mundësi të ndjekë shfaqje të ndryshme, në një festë të artit skenik, humorit dhe interpretimit. 3. ARKEOLOGJI/EKSPOZITA “PORTA E KOHËS” ÇELET NË SHKODËR Arkeologjia dhe trashëgimia kulturore vijnë në qendër të ekspozitës “Porta e Kohës”, e cila hapet sot, më 17 nëntor, në orën 18:30 në Galerinë e Arteve të Shkodrës. Ekspozita propozon një udhëtim në historinë dhe pasurinë arkeologjike të tri qyteteve shqiptare: Shkodrës, Beratit dhe Korçës. 4. BEN BLUSHI PREZANTON LIBRIN E RI NË BIBLIOTEKËN KOMBËTARE Shkrimtari Ben Blushi do të takohet me lexuesit sot në orën 17:00 në Qendrën “Sotir Kolea” në Bibliotekën Kombëtare, në një datë simbolike për Tiranën, ditën e Çlirimit të qytetit. Në fokus të takimit do të jetë romani i tij më i ri, “Historitë e çmendura të Tiranës: nga 1600 deri në vitin 2000”, përmes të cilit autori sjell histori, personazhe, ngjarje dhe episode pak të njohura nga e kaluara e kryeqytetit. 5. KOMEDIA “10 VJET MARTESË” NË TEATRIN EKSPERIMENTAL NË TIRANË Komedia “10 vjet martesë” do të vijojë të shfaqet në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” edhe sot dhe nesër në orën 20:00. Me autor Alil Vardar, shfaqja vjen nën regjinë dhe interpretimin e Andia Xhungës dhe interpretim nga Gentian Zenelajt. dhe Andia Xhunga. 6. “TË (PA)THËNAT”/ KOMEDIA E GEGËS ME EVA ALIKAJN NË LEZHË “Të (pa)thënat” është komedia me regji të Xhilberto Gegës dhe pjesëmarrjen e aktores Eva Alikaj, që do të shfaqet sot në orën 18:00 në skenën e Pallatit të Kulturës “Dedë Ndue Lazri” në Lezhë. Hyrja për shfaqjen është e lirë. Xh.K/A.Hl/ReportTv.al rubrika ciceron Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.1% Të gabuar 27.5% Nuk e di 10.4% Vota total: 4391 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?