Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Aktivistja Arlida Lleshi tregon skenarin e protestave: Do të mblidhemi çdo ditë para Kryeministrisë dhe sa herë që ka Kuvend! Duhet të shkojmë drejt radikalizimit


Aktivistja e protestës, Arlida Lleshi, ka folur në studion e News24, ku ka komentuar protestën e zhvilluar një ditë më parë dhe përplasjet me policinë.

Aktivistja e protestës, Arlida Lleshi, ka folur në studion e News24, ku ka komentuar protestën e zhvilluar një ditë më parë dhe përplasjet me policinë. Lleshi tha se protestuesit do të vijojnë të mblidhen çdo ditë para Kryeministrisë dhe Kuvendit, sa herë që të ketë seanca plenare. “Ne do të mblidhemi çdo ditë para Kryeministrisë dhe Kuvendit sa herë ka seancë plenare. Dje pati përplasje me policinë, e cila ishte në numër të madh. Me rëndësi është që parlamentarët kanë përballë një popull që nuk i do dhe nuk ndihet i përfaqësuar. Ne duhet të shkojmë drejt bllokimeve të destinacioneve, radikalizimeve, pa ushtruar dhunë. Të mbrojmë atë që besojmë. Ne e kemi menduar sjelljen e policisë, por na mungon masa.”, tha ajo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta