Lajme Zone
Aktivisti në protestë: Studentët të krijojnë lëvizjen e tyre
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Aktivisti në protestë: Studentët të krijojnë lëvizjen e tyre

Një aktivist ka deklaruar se, studentët të organizohen...

pamje nga protesta Një aktivist ka deklaruar se, studentët të organizohen në një lëvizje, e cila të ketë mbështetjen e qytetarëve si dhe të propozojë një kandidat të përbashkët për Bashkinë e Tiranës.

Në tubimin para Ministrisë së Arsimit, ai u shpreh se, protesta duhet të kalojë në një organizim konkret, duke mos u identifikuar nga logo partie. “Studentët duhet të konkretizojnë diçka. Do kenë mbështetjen totale të popullit. E di që shumë persona thonë pse po na nxitojnë. Serbia e tha shembullin. Populli duke parë Serbinë mendon se kjo është zgjidhja. Duhet ti mbështesim studentët dhe ti lejojmë të krijojnë lëvizjen e tyre, të nxjerrin kandidatë. Objektivi duhet të jetë që të nxjerrin një kandidat të përbashkët, të mos ketë logo partie. Studentët duhet të organizohen dhe nga studentët të nxirret kandidati dhe më pas ti bëhet ftesë çdo partie politike që ta mbështesë. Misioni konkret është marrja e bashkisë së Tiranës”, tha aktivisti./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.