Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 8 protestues të arrestuar gjatë protestave të dhunshme që kanë përfshirë kryeqytetin, ndërsa për 2 të tjerë ka caktuar masën “arrest në shtëpi”. Për 12 protestues të tjerë është vendosur masa “detyrim paraqitjeje”, duke urdhëruar lirimin e tyre nga qelia. Për 7 prej të arrestuarve është caktuar masa e arrestit në burg me afat 21-ditor, ndërsa për një tjetër me afat 20-ditor. Sipas vendimit të gjykatës, ndaj tyre rëndojnë akuza të ndryshme, si “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrimi i pronës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Vjedhja”, si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë, sportive dhe armëve të ftohta”. Në total janë 63 protestues që njihen sot me masat e sigurisë. Vetëm një ditë më parë, 18 protestues të tjerë dolën para gjykatës. Vetëm njëri, Abdullah Thaçi, u la në burg, pasi ka dyshime se ka vjedhur kartat bankare gjatë sulmeve në një institucion financiar. Për 6 të tjerë, gjykata vendosi masën arrest shtëpie, mes të cilëve Klevi Metaj, student që u prangos te dera e Ministrisë së Arsimit pasi u përlesh i vetëm me 6 efektivë. 11 protestues të tjerë, po hetohen në gjendje të lirë me masën detyrim paraqitje. LEXO EDHE:Policët lëndohen nga molotovët në këmbë, shokët e marrin në krahë Ndërkohë, për protestën e djeshme në Tiranë, policia arrestoi edhe 10 persona të tjerë, ndërsa 22 po hetohen në gjendje të lirë. Të arrestuarit janë të moshave nga 18 deri në 37 vjeç, mes tyre një vajzë 18-vjeçare dhe një shtetas amerikan, Julien Ëilliams. Sipas policisë, ata u kapën duke qëlluar me gurë dhe sende të forta drejt efektivëve dhe godinës së Ministrisë së Arsimit, duke shkaktuar dëmtime te punonjësit e policisë, në godinë dhe në sinjalistikën rrugore. Protestuesit që dalin në Gjykatë për masë sigurie-Altin Arifi-Niqifor Llupo-Ledjan Pashkaj-Erald Leka-Elio Shqefni-Dejvi Levenaj-Agjelo Mucaj-Gersi Skapi-Alban Çobaj-Elvis Cura-Arlind Kazazi-Alteo Ndoj-Klaus Beqiri-Altino Alibeaj-Geri Qira-Donald Dega-Elio Karaboja-Vjolti Llorja-Edion SkopeçiIsmail MethasaniEdmir ShatroEnio CaniErselio TarazhiXhuljano MuratajArges BendoArdit ÇelanjiArbër TemaKejdi OsmanajXhuljano MbjeshollaAbaz BuciHorge KoçiErmil GungaDejton DeliuEdison ManajEsat DakoliMira LuppinoDean DragutinovikjAstrit IdriziErjon CenolliDonald RrakulliSilvi HajdariErmando ZykollariArsildjon JenuziRiland CaniRenato SejdiniKlodjan BajramiRigest DemiriVeron ArifajNoel SheqeriEnes LekaNikoll TuciHamza AgolliBejto MehmetajBrixhet BaliShpëtim MejdaniZef MëhilliErmal BakoSonjela ArapiKlejdis BaxhijaJetmir PrekaFlorenc Bardhi-Armando Hoxha-Skender Fishti-------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 10:28 Aktet e dhunës dje në protestë/ 10 të arretsuar në Tiranë, mes tyre edhe një amerikan! 22 të tjerë në hetim (EMRAT) 10 persona u arrestuan nga policia për protestën e djeshme, ndërsa 22 po hetohen në gjendje të lirëSipas policisë, të arrestuarit janë nga mosha 18 vjec deri në 37 vjec, mes të cilëve është edhe një vajzë 18-vjeçare dhe një shtetas i huaj, amerikan. Julien Uilliams.Në një njoftim zytar policia thotë se këtë persona janë kapur “duke qëlluar me gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinës së Ministrisë së Arsimit, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e Policisë dhe duke shkaktuar dëme materiale në godinë dhe në sinjalistikën rrugore”.Gjatë tubimit të djeshëm në Tiranë, janë dëmtuar 8 punonjës policie.EMRAT E TË ARRESTUARVEKlers BaciLivia LoshaJulien WilliamsMajkell JajajRomario BodojElvis XhafaEzekiel BeleguEnrik VokaKlejdi SpahoKlejvi BallaNjoftimi i PolicisëNë vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar dje:-u arrestuan në flagrancë shtetasit, K. B., 20 vjeç; L. L., 18 vjeçe; J. Ë., 37 vjeç; M. J., 28 vjeç; R. B., 30 vjeç; E. Xh., 23 vjeç; E. B., 19 vjeç; E. V., 21 vjeç; K. S., 20 vjeç dhe K. B., 18 vjeç;-u proceduan penalisht 22 shtetas.Këta shtetas janë kapur duke qëlluar me gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinës së Ministrisë së Arsimit, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e Policisë dhe duke shkaktuar dëme materiale në godinë dhe në sinjalistikën rrugore.Gjatë tubimit të djeshëm janë dëmtuar 8 punonjës Policie.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme SI.E./Shqiptarja.com Share SI.E./Shqiptarja.com TAG: Edion Skopeci Vjolti Llorja Elio Karaboja Donald Dega Geri Qira Altino Alibeaj Klaus Beqiri Alteo Ndoj Arlind Kazazi Elvis Cura Alban Cobaj Gersi Skapi Agjelo Mucaj Dejvi Levenaj Elio Shqefni Erald Leka Ledjan Pashkaj Niqifor Llupo Altin Arifi protestat kunder qeverise Tirane Gjykata e Tiranes Skender Fishti Armando Hoxha Florenc Bardhi Jetmir Preka Klejdis Baxhija Sonjela Arapi Ermal Bako Zef Mehilli Shpëtim Mejdani Brixhet Bali Bejto Mehmetaj Hamza Agolli Nikoll Tuci Enes Leka Noel Sheqeri Veron Arifaj Rigest Demiri Klodjan Bajrami Renato Sejdini Riland Cani Arsildjon Jenuzi Ermando Zykollari Silvi Hajdari Donald Rrakulli Erjon Cenolli Astrit Idrizi Dean Dragutinovikj Mira Luppino Esat Dakoli Edison Manaj Dejton Deliu Ermil Gunga Horge Koçi Abaz Buci Xhuljano Mbjesholla Kejdi Osmanaj Arber Tema Ardit Çelanji Arges Bendo Xhuljano Murataj Erselio Tarazhi Enio Cani Edmir Shatro Ismail Methasani Klers Baci Livia Losha Julien Williams Majkell Jajaj Romario Bodoj Elvis Xhafa Ezekiel Belegu Enrik Voka Klejdi Spaho Klejvi Balla Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.7 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.6% Jo 77.7% Disi 3.6% Vota total: 4049 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

