Lajme Zone
Aksion i RENEA-s në Korçë, kërkohet një person i dënuar me 18 vite burg për vrasje
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Aksion i RENEA-s në Korçë, kërkohet një person i dënuar me 18 vite burg për vrasje

RENEA dhe Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kanë zhvilluar një operacion kërkimi në qytetin e Korçës, në kuadër të kërkimit të një personi të dënuar me 18 vite burgim për veprën penale të vrasjes.

RENEA dhe Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kanë zhvilluar një operacion kërkimi në qytetin e Korçës, në kuadër të kërkimit të një personi të dënuar me 18 vite burgim për veprën penale të vrasjes. Sipas të dhënave paraprake, policia kishte marrë informacion se personi në kërkim mund të fshihej në një pallat në qytetin e Korçës. Në bazë të këtyre informacioneve, forcat e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë Vendore kanë kryer kontrolle në ambientet e pallatit. Megjithatë, gjatë kontrolleve të kryera, personi i kërkuar nuk është lokalizuar. Burime bëjnë me dije se kontrollet do të vijojnë edhe në vijim, ndërsa policia po punon për identifikimin e vendndodhjes dhe kapjen e personit të dënuar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb