Lajme Zone
Aksidentoi për vdekje një të mitur pranë shkollës, Apeli lë në fuqi arrestin me burg për regjisorin Petri Bozo
KulturëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Aksidentoi për vdekje një të mitur pranë shkollës, Apeli lë në fuqi arrestin me burg për regjisorin Petri Bozo

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur të mos ndryshojë masën e sigurisë ndaj regjisorit Petri Bozo, duke rrëzuar kërkesën e tij për një masë më të lehtë.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur të mos ndryshojë masën e sigurisë ndaj regjisorit Petri Bozo, duke rrëzuar kërkesën e tij për një masë më të lehtë. Bozo do të vijojë të qëndrojë në burg, pasi trupi gjykues nuk pranoi ankimin e paraqitur prej tij për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Ngjarja për të cilën ai akuzohet ndodhi mëngjesin e 25 majit, pranë shkollës së fshatit Mengël.

Sipas të dhënave të hetimit, një automjet i drejtuar nga Petri Bozo përplasi për vdekje një 7-vjeçar, nxënës i klasës së parë. Në momentin e aksidentit, fëmija ndodhej pranë rrugës së bashku me nënën e tij, pasi kishin shoqëruar motrën e vogël në shkollë. Top Channel