Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në zonën e Martaneshit, në Bulqizë, ku një punëtor në një subjekt minerar ka humbur jetën pasi dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një galeri kromi. Viktima është shtetasi G. M., rreth 62 vjeç, banues në Klos. Sipas informacionit paraprak të policisë, ai është aksidentuar gjatë punës në galeri dhe, si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
