Lajme Zone
Aksidenti tragjik në Manëz, shkon në 4 numri i viktimave! Ndërron jetë edhe 16-vjeçari që ndodhej te Trauma
KulturëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Aksidenti tragjik në Manëz, shkon në 4 numri i viktimave! Ndërron jetë edhe 16-vjeçari që ndodhej te Trauma

16-vjeçari Klevis Dervishi ndodhej i shtruar prej disa ditësh në spitalin e Traumës, por nuk u mbijetoi dot plagëve. Numri i viktimave ka shkuar në 4. Të rinjtë po ktheheshin nga një lokal nate dhe mjeti po lëvizte me shpejtësi deri në 130 km/h.

Është rënduar bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur më 19 gusht në Manëz të Durrësit duke shkuar në 4 viktima. 16-vjeçari, Klevis Dervishi, i mbetur i plagosur rëndë ka ndërruar jetë mëngjesin e së dielës në Spitalin e Traumës ku ndodhej i shtruar. Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 02:22 të së mërkurës në një rrugë dytësore në Manëz. Të rinjtë po ktheheshin nga një lokal nate në Maminas, kur makina u përplas me një bordurë betoni. Sipas ekspertizës mjeti po lëvizte me shpejtësi shumë të lartë, dyshohet nga 114 deri në 130 km/orë, para se të përplasej me një bordurë dhe të përmbysej. Të vdekur në vend mbetën shoferi Kleo Vrioni, 25 vjeç, dhe bashkëshortja e tij italiane, Sara Brugnatelli 26 vjeç bashkë me 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri. Çiti ishte martuar në Shqipëri vetëm 2 ditë para aksidentit. LEXO EDHE:Kapen 5.2 kg kokainë e heroinë në Tiranë, arrestohen 2 persona! Droga do trafikohej drejt Durrësit I vetmi i mbijetuar nga aksidenti tragjik është 26-vjeçari Rejsi Vrijoni, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: klevis dervishi Kleo Vrioni Alvi Muhaxhiri aksident me vdekje manëz Durres Sara Brugnatelli Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.7 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

23 Gusht, 08:55

Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 67.1% Keq 24.4% Nuk e di 8.5% Vota total: 401 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 23 Gusht, 08:55 Si po menaxhohet situata me zjarret?