Është rënduar bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur më 19 gusht në Manëz të Durrësit duke shkuar në 4 viktima. 16-vjeçari, Klevis Dervishi, i mbetur i plagosur rëndë ka ndërruar jetë mëngjesin e së dielës në Spitalin e Traumës ku ndodhej i shtruar. Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 02:22 të së mërkurës në një rrugë dytësore në Manëz. Të rinjtë po ktheheshin nga një lokal nate në Maminas, kur makina u përplas me një bordurë betoni. Sipas ekspertizës mjeti po lëvizte me shpejtësi shumë të lartë, dyshohet nga 114 deri në 130 km/orë, para se të përplasej me një bordurë dhe të përmbysej. LEXO edhe...Nga Durrësi në Shkodër për të vjedhur bicikleta dhe grabitur taksi, arrestohet 56-vjeçari Të vdekur në vend mbetën shoferi Kleo Vrioni, 25 vjeç, dhe bashkëshortja e tij italiane, Sara Brugnatelli 26 vjeç bashkë me 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri. Çiti ishte martuar në Shqipëri vetëm 2 ditë para aksidentit. I vetmi i mbijetuar nga aksidenti tragjik është 26-vjeçari Rejsi Vrijoni, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. SI.E./ReportTv.al Sara Brugnatelli Durres manëz aksident me vdekje Alvi Muhaxhiri Kleo Vrioni klevis dervishi Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 70.6% Keq 20.6% Nuk e di 8.7% Vota total: 126 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?

