Tre të rinj humbën jetën, mes tyre edhe një i mitur, ndërsa dytë tjerë u plagosën rëndë në aksidentin tragjik të ndodhur në Manëz. Kleo Vrioni, drejtuesi i automjetit, humbi kontrollin dhe përfi në kanal, e më pas u përplas me një strukturë betoni. Në automjet me Vrionin ndodhej edhe partnerja e tij, shtetasja italiane Sara Brugentelli 26 vjeçe, e cila po ashtu humbi jetën në aksident.
Kleo dhe Sara ishin martuar vetëm disa ditë më parë, ndërsa aksidenti rezultoi fatal për çiftin e ri.
Viktimë e aksidentit mbeti edhe Alvi Muhaxhiri 15 vjeç. Ndërsa Rejsi Vrioni 25 vjeç dhe Klevis Dervishi 16 vjeç mbetën të plagosur. 16-vjeçari raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën për shkak të plagëve të marra. Aksident tragjik në Manëz/ Makina përplaset me bordurën, humbin jetën 3 të rinj, plagosen dy të tjerë
19 Gusht, 07:49 "BMW-ja" e shkatërruar tërësisht, pamje nga aksidenti tragjik në Manëz ku humbën jetën 3 të rinj 19 Gusht, 08:29 Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

