Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën dytësore të Manzës, pas ndarjes nga jeta të 16-vjeçarit Klevis Dervishi. I riu, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë përplasjes fatalitetit, nuk u ka mbijetuar dot dëmtimeve të marra, duke ndërruar jetë pas disa ditësh mjekimi në spital. Humbja e jetës së tij i shtohet bilancit tragjik të ngjarjes që tronditi zonën. Përveç 16-vjeçarit, nga ky aksident tragjik humbën jetën edhe 25-vjeçari Kleo Vrioni, bashkëshortja e tij Sara Brugnatelli, si dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri. Autoritetet po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

