Lajme Zone
Aksidenti tek rrethrrotullimi i TEG-ut/ Policia: Viktimat, e moshës 30 dhe 44 vjeç (EMRAT)
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Aksidenti tek rrethrrotullimi i TEG-ut/ Policia: Viktimat, e moshës 30 dhe 44 vjeç (EMRAT)

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër u plagos si pasojë e një aksidenti të ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut në Tiranë.

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër u plagos si pasojë e një aksidenti të ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut në Tiranë.

Viktimat janë shtetas egjiptianë, ndërsa i plagosuri një 28-vjeçar nga Shqipëria.

Aksidenti ndodhi rreth orës 16:20 të së mërkurës, kur një kamion betoniere u përplas me një automjet tip “Audi”. Pas përplasjes, mjeti i tonazhit të rëndë dyshohet se humbi kontrollin, theu barrierat metalike mbrojtëse dhe ra nga mbikalimi në aksin e poshtëm të autostradës Tiranë–Elbasan. Drejtuesi i mjetit, Muhamed Lotf, 30 vjeç, humbi jetën në vendngjarje, ndërsa pasagjeri i betonieres, Muhamed Ali, 44 vjeç, u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetonte si pasojë e plagëve të marra.

Ndërsa drejtuesi i automjetit “Audi”, 28-vjeçari Roland Nuri, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonë, me pamjet që do të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet