Lajme Zone
Aksidenti që i mori jetën 40-vjeçarit në Bulqizë/ Arrestohet drejtuesi teknik i subjektit minerar, nuk zbatoi rregullat e mbrojtjes në punë
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Aksidenti që i mori jetën 40-vjeçarit në Bulqizë/ Arrestohet drejtuesi teknik i subjektit minerar, nuk zbatoi rregullat e mbrojtjes në punë

Është arrestuar ditën e sotme drejtuesi teknik i subjektit minerar ku humbi jetën minatori 40-vjeçar në Bulqizë.

Është arrestuar ditën e sotme drejtuesi teknik i subjektit minerar ku humbi jetën minatori 40-vjeçar në Bulqizë. Siaps policisë, 63-vjeçari nuk ka zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë dhe për pasojë është aksidentuar me vdekje 40-vjeçari Ilir Koloveri.

Bulqizë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan shtetasin P. K., 63 vjeç, banues në fshatin Vajkal, Bulqizë, me detyrë drejtues teknik në një subjekt minerar.

Arrestimi i tij u bë pasi, nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.08.2026, dyshohet se në cilësinë e drejtuesit teknik të subjektit minerar nuk ka zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë, për pasojë është aksidentuar me vdekje shtetasi I. K., 40 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Top Channel