Lajme Zone
Aksidenti me një viktimë në Fushë-Dukat/ Policia jep detaje
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Aksidenti me një viktimë në Fushë-Dukat/ Policia jep detaje

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Vlorë-Llogara në vendin e quajtur Fushë-Dukat.

Sipas policisë, si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetas I.H 52-vjeç dhe janë plagosur 4 persona të tjerë.

Policia njofton se një automjet tip furgon, me drejtues shtetasin S. R., 22 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. “Rreth orës 06:10, në aksin rrugor Vlorë–Llogora, në vendin e quajtur “Fushë Dukat”, një automjet tip furgon, me drejtues shtetasin S. R., 22 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, shtetasi I. H., 52 vjeç.

Drejtuesi i mjetit dhe 3 pasagjerët e tjerë janë transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim./ CNA Aksident i rëndë në Llogara/ Dyshohet për një viktimë dhe disa të plagosur

26 Korrik, 08:30 Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.