Lajme Zone
Aksidenti me motor në Shkodër, ky është 16-vjeçari që humbi jetën tragjikisht
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Aksidenti me motor në Shkodër, ky është 16-vjeçari që humbi jetën tragjikisht

Është zbardhur identiteti i të riut që humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur një ditë më parë në fshatin Golem të Shkodrës.

Është zbardhur identiteti i të riut që humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur një ditë më parë në fshatin Golem të Shkodrës.

Viktima është 16-vjeçari Emiglino Nikolla, djali i Nikollës dhe Valentinës. I mituri po udhëtonte me një motomjet së bashku me një person tjetër, kur u përplas me një automjet. Përplasja e fortë i mori jetën të riut, ndërsa bashkëudhëtari i tij mbeti i plagosur.

Sipas të dhënave, Emiglino ishte një nga katër fëmijët e familjes. Ai la pas dy vëllezër dhe një motër, ndërsa humbja e tij ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, të afërmit dhe personat që e njihnin.

Ceremonia mortore e 16-vjeçarit do të zhvillohet këtë të premte, në orën 10:00.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit.