Një 26-vjeçar mbeti viktimë e aksidentit të ndodhur sot në Vorë-Fushë Krujë. Xhesjon Zogu, me profesion gazetar, mbeti fillimisht i plagosur nga përplasja e dy automjeteve, dhe ndërroi jetë rrugës për në Spitalin e Traumës si pasojë e plagëve të marra.
I plagosur ka mbetur edhe B. R., i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar nga drejtuesi i automjetit “Benz”, çka ka sjellë përplasjen me “Land Rover”-in.
"Rreth orës 09:40, në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë, pranë Urës së Gjolës, automjeti me drejtues shtetasin B. R është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Xh. Z.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi Xh. Z. ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasi B. R. ndodhet nën kujdesin e mjekëve", njofton policia. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

