Lajme Zone
Të tjeraEuronews Albania

Aksidentet rrugore në rritje, Drejtori i Urgjencës Kombëtare tregon rregullat që mund të shpëtojnë jetë


Aksidentet rrugore janë bërë pjesë e përditshmërisë. Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, gjatë një interviste për Euronews Albania bën me dije se gjatë verës numri i aksidenteve rritet ndjeshëm si pasojë edhe e shtimit të fluksit të mjeteve në qarkullim.

Aksidentet rrugore janë bërë pjesë e përditshmërisë. Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, gjatë një interviste për Euronews Albania bën me dije se gjatë verës numri i aksidenteve rritet ndjeshëm si pasojë edhe e shtimit të fluksit të mjeteve në qarkullim. Për të minimizuar sa më shumë dëmet në një aksident, Brataj tregon disa rregulla të thjeshta, që nisin me kërkimin e ndihmës. Personi që përgjigjet pas thirrjes së 127 mund të japë orientime të thjeshta për të dhënë ndihmën e parë. Gabimi që shpesh bëjmë kur gjendemi përballë një personi që është aksidentuar është lëvizja e tij. Ndërkohë, ekspertët rekomandojnë që personat e aksidentuar të mos preken, nëse më parë nuk kemi bërë një kurs të ndihmës së shpejtë.