Kamioni pompë betoni që po lëvizte nga Farka në drejtim të TEG-ut për të dalë në autostradën Tiranë-Elbasan, përfi poshtë mbikalimit, në anën tjetër të rrugës, më 22 korrik. Ky është një prej aksidenteve më të rënda të ndodhur muajin e tetë të vitit, gjatë të cilit rrugët u përgjakën nga veriu në jug edhe në raste të tjera tragjike. Korriku i këtij viti shënon një rritje të ndjeshme të aksidenteve rrugore në vend. Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit, të përpunuara nga INSTAT, gjatë muajit korrik 2026 u regjistruar 165 ngjarje rrugore, me 235 persona të vrarë dhe të plagosur. Shifrat tregojnë përkeqësim të situatës krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Në korrik 2025 u regjistruan 131 aksidente, me 194 persona të aksidentuar. Pra, numri i aksidenteve është rritur me 34 raste, ose rreth 26%, ndërsa numri i personave të aksidentuar është shtuar me 41 persona, që përkon me një rritje prej rreth 21%. 165 aksidentet e korrikut 2026 përbëjnë një nga nivelet më të larta të regjistruara për muajin korrik gjatë viteve të fundit. Grafiku i INSTAT tregon se vetëm korriku i vitit 2024 ka shënuar një nivel më të lartë, me rreth 170 aksidente. Në korrik 2025, ndërkohë, numri kishte zbritur ndjeshëm në 131 raste, përpara se të rikthehej në rritje këtë vit. Të dhënat mujore pasqyrojnë një tjetër tregues problematik, rritja e aksidenteve në korrik vjen në një periudhë kur trafiku rrugor është veçanërisht i ngarkuar për shkak të sezonit turistik dhe lëvizjeve të shtuara në akset kombëtare. LEXO EDHE:Tragjike në Lezhë, 'Audi' përplas 13-vjeçarin me monopatinë! I mituri humb jetën rrugës për spital (VIDEO) Tendenca në rritje e aksidenteve nuk është vetëm e muajit korrik. Sipas INSTAT, gjatë periudhës janar–korrik 2026, numri i aksidenteve rrugore në vend është rritur me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Politika e Policisë Rrugore gjatë muajve të fundit është përqendruar te ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve duke përdorur teknologjinë, përfshirë radarët dhe makinat inteligjente. Megjithatë, trendi i aksidenteve në rritje mbetet të jetë problematik. Autoritetet synojnë që në vijim, me vendosjen edhe të kamerave inteligjente me projektin “Smart City” të përmirësojnë statistikat. Synimi është përgjysmimi i aksidenteve deri në 2030-ën, por me shifrat aktuale, parashikimi duket i largët. U.D/E.H/Shqiptarja.com TAG: Instat aksident rrugor aksident me vdekje Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
24 Gusht, 21:21
Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.5% Keq 34.9% Nuk e di 12.6% Vota total: 3780 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

