Një aksident është regjistruar këtë të premte në Unazën e Madhe në Tiranë. Raportohet se në aksident janë përfshirë disa automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Fatmirësisht nuk ka të lënduar ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale. Siç shihet edhe nga pamjet, rruga është bllokuar duke sjellë paralizim të qarkullimit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Moti me shi dhe lagështia në rrugë mund të ketë ndikuar në këtë aksident por shkaku do të saktësohet pas hetimeve të policisë.
