Lajme Zone
Aksident zinxhir, 69 automjete aksidentohen në SHBA, mjegulla e dendur “pushton” autostradën!
BotëReport TV

Aksident zinxhir, 69 automjete aksidentohen në SHBA, mjegulla e dendur “pushton” autostradën!

Një aksident masiv ka ndodhur në Karolinën e Jugut në SHBA, ku 15 kamionë të mëdhenj u përfshinë në një përplasje me 50 automjete të tjera. Sipas mediave të huaja fatmirësisht nuk pati viktima, katër persona mbeten të bllokuar brenda automjeteve, dhe 11 të tjerë morën me dëmtime të lehta dhe u dërguan në spital.

Një aksident masiv ka ndodhur në Karolinën e Jugut në SHBA, ku 15 kamionë të mëdhenj u përfshinë në një përplasje me 50 automjete të tjera. Shërbimet zjarrëfikëse njoftuan se aksidenti ndodhi të enjten në orën 9:00 të mëngjesit për shkak të mjegullës së dendur që kishte rënë. LEXO edhe...Protestat/ Rama: Demokratëve në SHBA u thashë, mos ejani këtu për t’u hakmarrë ndaj Trump! Arrestimi i ish-kreut të SHISH? Sistemi po lufton korrupsionin Sipas mediave të huaja fatmirësisht nuk pati viktima, por katër persona mbeten të bllokuar brenda automjeteve, dhe 11 të tjerë morën me dëmtime të lehta dhe u dërguan në spital. Nga aksidenti i ndodhur njoftohet se të dyja drejtimet e trafikut u mbyllën fillimisht, por korsitë në drejtim të veriut u rihapën rreth orës 12:30 të mesditës. Menjëherë lidhur me këë ngjarje u angazhuan disa agjenci shtetërore, përfshirë Patrullën e Autostradave të Karolinës së Jugut dhe Departamentin e Transportit Ndërkohë para aksidentit, zyrtarët e autostradës kishin paralajmëruar për mjegull të dendur dhe dukshmëri të ulët në atë zonë. Ata u kishin bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të ngadalësonin shpejtësinë dhe të rrisnin distancën e sigurisë mes automjeteve. SI.E./ReportTv.al automjete aksident SHBA Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 70.2% Jo 24.6% Jam i/e dyzyuar 5.2% Vota total: 2517 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?