Lajme Zone
Aksident tragjik në Rrugën e Dibrës, motomjeti përplas për vdekje këmbësoren
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident tragjik në Rrugën e Dibrës, motomjeti përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e 3 tetorit në Rrugën e Dibrës, ku një 75-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një motomjet.

Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e 3 tetorit në Rrugën e Dibrës, ku një 75-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një motomjet.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 19:35, ndërsa drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. M., 20 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren Sh. M., 75 vjeçe.

E moshuara u transportua me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ndërroi jetë rreth orës 22:40, si pasojë e plagëve të marra nga përplasja.

Në aksident u dëmtua edhe 20-vjeçari E. M., i cili ndodhet në spital dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, drejtuesi i motomjetit është arrestuar nga policia, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.