Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO)


Të rinjtë po ktheheshin nga një lokal nate, kur makina doli nga rruga dhe u përplas me një bordurë betoni. 25-vjeçari që drejtonte mjetin humbi jetën tragjikisht bashkë me bashkëshorten e tij italiane, me të cilën ishte martuar të dielën. Një 16-vjeçar në gjendje të rëndë, për shkak të plagëve në gjymtyrë dhe në pjesën e qafës.

DURRËS- Një aksident tragjik u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Manëz të Durrësit, ku tre të rinj humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. Aksidenti ndodhi rreth orës 02:22, në një rrugë dytësore në Manëz. Sipas policisë, 25-vjeçari Kleo Vrioni humbi kontrollin e automjetit që drejtonte dhe u përplas me një bordurë betoni. Përplasja rezultoi fatale për drejtuesin e mjetit dhe dy pasagjerët, Sara Brugentelli, 26 vjeçe, shtetase italiane, dhe Alvi Muhaxhiri, 15 vjeç, të cilët humbën jetën në vendngjarje. Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli ishin martuar këtë të dielë, por humbën jetën tragjikisht nga përplasja. Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe Rejsi Vrijoni, 26 vjeç, dhe një 16-vjeçar me inicialet K. D. Të dy u transportuan drejt Tiranës për mjekim të specializuar, ndërsa 16-vjeçari mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Burime nga Trauma bëjnë me dije se i mituri ka plagë të shumta te gjymtyrët dhe në pjesën e qafës. Ndërsa 25-vjeçari ndodhet në gjendje të stabilizuar, por do vijojë të mbahet nën monitorim. LEXO EDHE:Mbeti viktimë e aksidentit tragjik në Durrës, Report Tv siguron foton e 15-vjeçarit Sipas burimeve, të rinjtë po ktheheshin nga një lokal nate në zonën e Maminasit, ndërsa paraprakisht dyshohet se automjeti po lëvizte me shpejtësi. Pamjet e siguruara nga Report Tv tregojnë përmasat e rënda të aksidentit. Automjeti është shkatërruar plotësisht nga përplasja, ndërsa në vendngjarje kanë mbetur të shpërndara pjesë të tij. Makina është larguar më pas me karrotrec, ndërsa policia vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit tragjik. Njfoftimi i policisë Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën. Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 11:42 Mbeti viktimë e aksidentit tragjik në Durrës, Report Tv siguron foton e 15-vjeçarit Foto: Alvi MuhaxhiriReport Tv ka siguruar foton e 15-vjeçarit Alvi Muhaxhiri, që mbeti viktimë e aksidentit tragjik në Manëz të Durrësit.I mituri pasagjer në makinën e Kleo Vrionit që po ktheheshin nga një lokal nate nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 09:46 FOTO-LAJM/ Ndërruan jetë pas aksidentit në Durrës, ky është çifti i të rinjve që u martuan të dielën Foto: Sara Brugentelli dhe Kleo VrioniËshtë publikuar foto e çiftit të sapomartuar që ndërruan jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.Kleo Vrioni, Sara Brugentelli dhe 3 të tjerë ishin duke u kthyer nga një lokal nate kur i riu 25-vjeçar humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me një bordurë betoni. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 08:35 Ndërruan jetë pas aksidentit tragjik, shoferi 25-vjeçar dhe e reja italiane ishin martuar vetëm para pak ditësh (VIDEO) Kleo Vrioni, drejtuesi i mjetit që ndërroi jetë pas aksidentit tragjik ishte martuar vetëm disa ditë më parë (të dielën) me të renë italiane me Sara Brugentelli, e cila gjithashtu ndërroi jetë.Sipas informacioneve paraprake të rinjtë kishin qenë në një lokal nate në Maminas dhe po ktheheshin.Ndërkohë dyshohet se 25-vjeçari ka qenë duke lëvizur me shpejtësi. Xh.K/Shqiptarja.com Share Xh.K/Shqiptarja.com TAG: aksident me vdekje Rejsi Vrijoni manëz Durres Alvi Muhaxhiri Sara Brugentelli Kleo Vrioni Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.8 / 5 (5 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Koli: 19/08/2026 11:03 Po ca jeni tu bo mer burr me kto makinat se ju ka ik truni te gjithve. Jepini mor avash se per te arrit keni Përgjigju jon: 19/08/2026 09:40 MOSHA,SHPEJTËSIA,ALKOLI ..... Përgjigju Or tej: 19/08/2026 09:51 Po te kishte guard rail dhe makina te qendronte ne rruge ndoshta mund te evitohej perplasja fatale me betonin e ures. Me pak fjale po te kishte halla koqe do i thonim daje or teeeejjjjj Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.6% Shoqëria 27.1% Social media 16.3% Vota total: 4112 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?