Lajme Zone
Aksident tragjik në Maliq, humb jetën 44-vjeçari
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident tragjik në Maliq, humb jetën 44-vjeçari

Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e sotëm në Maliq, ku një 44-vjeçar ka humbur jetën.

Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e sotëm në Maliq, ku një 44-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave paraprake, viktima i identifikuar si Igli Kllogjeri ishte duke ngarkuar disa mjete në automjetin e tij, kur dyshohet se makina ka mbetur pa frena. Automjeti ka lëvizur në një terren të pjerrët dhe ka përfunduar poshtë. Si pasojë e aksidentit, 44-vjeçari ka mbetur i bllokuar brenda automjetit dhe ka humbur jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupit nga automjeti. Mjekët kanë konfirmuar vdekjen e 44-vjeçarit. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e aksidentit.