Një aksident tragjik u ka marrë jetën dy të rinjve shqiptarë në Greqi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Nea Peramos të Kavallës, në aksin rrugor që lidh zonën me Ammolofoin. Viktimat janë identifikuar si Ardit Elezi, 34 vjeç, dhe Mariglen Nofulla, 36 vjeç. Nga të dhënat paraprake, motori që drejtohej nga 34-vjeçari Elezi është përplasur me një monopatinë elektrike, në të cilën udhëtonte Nofulla, ndërsa dy shqiptarët ishin miq të afërt. Ardit Elezi ka humbur jetën në vendngjarje, si pasojë e plagëve të marra, ndërkohë, Mariglen Nofulla është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës në gjendje kritike. 36-vjeçari iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi të mbijetojë dhe ndërroi jetë gjatë orëve të para të mëngjesit.
Policia greke ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe shkaqet që çuan në përplasjen fatale. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

