Lajme Zone
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, përplasen tre automjete! Humb jetën një person, plagosen dy të tjerë
SportEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, përplasen tre automjete! Humb jetën një person, plagosen dy të tjerë

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin Fushë-Krujë–Krujë, pranë fshatit Kameras.

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin Fushë-Krujë–Krujë, pranë fshatit Kameras. Sipas të dhënave paraprake, në përplasje janë përfshirë tre automjete, një Mercedes-Benz, një Audi dhe një Volkswagen, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana që po hetohen nga autoritetet. Viktima është identifikuar me inicialet L.Z., ndërsa dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën mjekësore. Nga hetimet paraprake dyshohet se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga kombinimi i shpejtësisë së lartë me lagështinë në rrugë, megjithatë shkaku i saktë i ngjarjes do të përcaktohet pas përfundimit të ekspertizës.