Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident tragjik në Durrës/ Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me bordurën, ndërrojnë jetë tre të rinjtë! Mes tyre edhe një 15-vjeçar (EMRAT+VIDEO)


Durrës - Një tragjedi u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Manëz të Durrësit, ku tre të rinj humbën dhe 2 të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti të rëndë. Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, kur drejtuesi i mjetit Kleo Vrioni, 25-vjeç humbi kontrollin mbi automjetin e tij dhe për pasojë u përplas me një bordurë betoni. LEXO edhe...Ndërruan

Durrës - Një tragjedi u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Manëz të Durrësit, ku tre të rinj humbën dhe 2 të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti të rëndë. Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, kur drejtuesi i mjetit Kleo Vrioni, 25-vjeç humbi kontrollin mbi automjetin e tij dhe për pasojë u përplas me një bordurë betoni. LEXO edhe...Ndërruan jetë pas aksidentit tragjik, shoferi 25-vjeçar dhe e reja italiane ishin martuar vetëm para pak ditësh (VIDEO) Përplasja ishte aq e fortë sa 25-vjeçari dhe dy pasagjerët Sara Brugentelli, 26-vjeçe (bashkëshortja) dhe Alvi Muhaxhiri 15-vjeç, ndërruan jetë në vend. Ndërkohë të plagosurit Rejsi Vrijoni 26-vjeç dhe një 16-vjeçar me inicialet K.D, u nisën drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Paraprakisht adoleshenti 16-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë. Sipas burimeve të rinjtë ishin duke u kthyer nga një lokal nate në zonën e Maminasit dhe paraprakisht dyshohet se po lëviznin me shpejtësi. Nga pamjet e siguruara nga Report Tv shihet se automjeti që po udhëtonin tre të rinjtë është shkatërruar plotësisht, teksa në vendin e ngjarjes kanë mbetur ende disa pjesë të vogla të automjetit. Policia ka hequr me karrotrec makinën dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti tragjik. Njfoftimi i policisë Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën. Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit Lajm në përditësim… Ora 08:35 Ndërruan jetë pas aksidentit tragjik, shoferi 25-vjeçar dhe e reja italiane ishin martuar vetëm para pak ditësh (VIDEO) Kleo Vrioni, drejtuesi i mjetit që ndërroi jetë pas aksidentit tragjik ishte martuar vetëm disa ditë më parë (të dielën) me të renë italiane me Sara Brugentelli, e cila gjithashtu ndërroi jetë.Sipas informacioneve paraprake të rinjtë kishin qenë në një lokal nate në Maminas dhe po ktheheshin.Ndërkohë dyshohet se 25-vjeçari ka qenë duke lëvizur me shpejtësi. Share Xh.K/ReportTv.al Durres manëz aksident rrugor Kleo Vrioni Sara Brugentelli Alvi Muhaxhiri Rejsi Vrijoni Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.2% Shoqëria 26.5% Social media 16.3% Vota total: 3627 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?