Lajme Zone
“Ka mbështetje nga jashtë”/ Spaho: Ja kush e “mban” protestën
PolitikëCNA

“Ka mbështetje nga jashtë”/ Spaho: Ja kush e “mban” protestën

Ish-nënkryetrari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho gja...

Ish-nënkryetrari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho gjatë një interviste ka deklaruar se protesta është katandisur në 200 apo 300 njerëz që bëratsin çdo natë të njëjtën thirrje.

Sipas Spahos, protesta ka mbështetje nga jashtë. Ish-deputeti tha se, protesta vijon nga rrethi i Soros nga e majta europiane, kontigjente te majta nga SHBA që përpiqen ta paraqesin si përplajse mes forcave liberale globaliste dhe përfaqesuesve të presidentit Trump. “Gushti nuk është se ka pasur zhvillime thelbësore. Bëhen përgatitje për sezonin e ri që do fillojë pas hapjes së Kuvendit. E vetmja ngjarje është protesta që ka rënë ndjeshëm në numra megjithë përpjekjet e mëdha që bëhen në media që të duket se ka të njëjtën madhësi. Ajo ka katandisur në një protestë me 200-300 njerëz për çdo natë që përsërisin të njëjtat thirrje.

E vetmja temë që ata po artikulojnë është se në shtator do jenë me një pjesëmarrje të madhe dhe të fortë dhe do të detyrojnë Ramën të japë dorëheqjen. PD po e artikulon e lumtur se Rama do bjerë dhe pastaj të tërë do hamë më lugë të florinjtë. Protesta nuk do të ketë sukses. Kam bindjen e plotë se nuk do ketë sukses për atë që kërkon, dorëheqjen e Ramës.

Organizatorët jashtë kanë ende financa. Këta brenda bëjnë lojë e atyre jashtë. Sa do të vazhdojë do varet nga faktorët ose pozicioni që do mbajë qeveria.

Protesta ka mbështetje nga jashtë. Duhet të jesh naiv të thuash se protesta ka lindur këtu. Kjo nuk është e vërtetë.

Qeveria i ka dhënë mesazh palëve të përfshira në kanale konfidenciale të mbyllura dhe kjo e ka dhënë rezultatin. Protesta vijon nga rrethi i Soros nga e majta europiane, kontigjente te majta nga SHBA që përpiqen ta paraqesin si përplajse mes forcave liberale globaliste dhe përfaqesuesve të presidentit Trump.

Këtë pritet ta shtrijnë dhe në fushatën elektorale që pritet të fillojë dhe në shtator për zgjedhjet në bashki.

Sa për PD është e vështirë që të bësh benë se e ndërron pozicionin sipas interesit. E ka ndërruar në të shkuarën, e ndërron dhe sot, nëse do të vijë ai kontigjenti që pritet të vijë në Sazan. Kjo është protestë politikisht e mbështetur nga e majta dhe nga Sorosi.

Rama sot është më afër Trump se Sorosit. Sorosi po tenton të mos humbë se ka privelegje ekonomike është i përfshirë në forma të ndryshme në aktivitete, po përpiqet të ruajë influencën. Të krijojë një linjë politike të shkëputur nga Rama”, tha Spaho./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.