Lajme Zone
Aksident tragjik në Britani/ Makina e policisë përplaset me një automjet tjetër, raportohet për disa viktima
BotëTop Channel

Aksident tragjik në Britani/ Makina e policisë përplaset me një automjet tjetër, raportohet për disa viktima

Disa persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor ku është përfshirë një automjet policie dhe një automjet tip ‘Volkswagen Passat’, në orët e para të mëngjesit të sotëm në Britani.

Disa persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor ku është përfshirë një automjet policie dhe një automjet tip ‘Volkswagen Passat’, në orët e para të mëngjesit të sotëm në Britani. Aksidenti ndodhi rreth orës 03:40, në autostradën A66, në zonën South Bank, pranë Middlesbrough, në Teesside.

Sipas autoriteteve, automjeti i policisë u përplas me një Volkswagen Passat. Numri i saktë i viktimave ende nuk është konfirmuar, ndërsa policia po punon për identifikimin e tyre.

Policia e Clevelandit bëri të ditur se fillimisht ishte raportuar se në aksident ishin përfshirë tre automjete, por më pas u konfirmua se bëhej fjalë për dy automjete.

Shërbimi i Ambulancës së Verilindjes së Anglisë tha se dërgoi 14 ekipe në vendngjarje, të cilin e përshkroi si një aksident “serioz”. Sipas shërbimit, “një numër pacientësh kishin vdekur”.

Si pasojë e aksidentit, autostrada A66 është mbyllur në të dyja drejtimet, në segmentin mes Normanby Road dhe Church Lane. Autoritetet kanë paralajmëruar se rruga pritet të qëndrojë e mbyllur për një kohë.

Në vendngjarje ndodhen një numër i madh automjetesh të shërbimeve të emergjencës, ndërsa drejtuesve të mjeteve u është kërkuar të përdorin rrugë alternative.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit vijojnë. Top Channel