Pamje nga aksidenti Sipas informacioneve, dy mjetet janë përplasur kokë më kokë. Goditja ka qenë tepër e fortë. Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Cërrik–Mollas, në Njësinë Administrative Gostime të Bashkisë Cërrik. Viktimat janë Qemal Çala dhe Drilon Tabaku/
Sipas informacioneve paraprake, dy mjetet janë përplasur kokë më kokë. Goditja ka qenë tepër e fortë, duke shkaktuar dëmtime të rënda në të dy automjetet. Foto nga vendngjarja Si pasojë e impaktit, mjetet kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar jashtë karrexhatës. Foto nga vendngjarja Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën ambulancat, shërbimet e Policisë së Elbasanit, forcat zjarrfikëse dhe grupi hetimor. Ekipet e emergjencës punuan për nxjerrjen e personave nga automjetet e dëmtuara, ndërsa policia siguroi perimetrin dhe devijoi qarkullimin për të lehtësuar operacionet e shpëtimit dhe hetimit.
Paraprakisht dyshohet se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga humbja e kontrollit mbi drejtimin e njërit prej automjeteve ose nga një manovër e gabuar gjatë lëvizjes. Megjithatë, autoritetet theksojnë se është ende herët për të nxjerrë përfundime dhe se shkaku i saktë do të përcaktohet vetëm pas përfundimit të ekspertizës teknike dhe hetimeve.
Policia pritet të dalë me një komunikatë zyrtare në orët në vijim, ku do të bëhen të ditura identitetet e viktimave, si edhe detaje të tjera mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.aksident cbb2776e ad6b 4eeb a821 35dda6d89d14 73323dcc 0813 4d57 b533 901db4e7c9e0 6267985e3769a Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Dyshohet se u vunë nga trafiku i drogës, i sekuestrohen apartamente dhe garazh 54-vjeçarit në Tiranë! 14 Korrik 2026, 17:0117:01Kronike Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrin 14 Korrik 2026, 11:4311:43Kronike Plagosja e 22 vjeçarit në Fushë-Krujë, arrestohet autori i krimit; sekuestrohet edhe thika 14 Korrik 2026, 10:1710:17Kronike Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës! 13 Korrik 2026, 21:3921:39Kronike Kthesë në gjyqin për vrasjen e Aurora Tilës, ish i dashuri pranon krimin: E shtyva unë nga ballkoni! 13 Korrik 2026, 20:1920:19Kronike Zbulohen 2 administratorët e Call Center-it te ‘Delijorgji’/ I penduari zbardh skemën e zhvatjes së qytetarëve në disa shtete 13 Korrik 2026, 19:1719:17Kronike

