Lajme Zone
Aksident trafiku në autostradën “Arbër Xhaferi”, dy persona marrin ndihmë mjekësore
Të tjeraTelegrafi

Aksident trafiku në autostradën “Arbër Xhaferi”, dy persona marrin ndihmë mjekësore

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në autostradën “Arbër Xhaferi”, saktësisht në fshatin Babush, ku si pasojë dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në autostradën “Arbër Xhaferi”, saktësisht në fshatin Babush, ku si pasojë dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi. “Në ora 08:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e trafikut e autostradës, njofton nga vendi i ngjarjes (fshati Babush, autostrada 'Arbër Xhaferi'), se në aksident janë përfshirë dy automjete”, tha Krasniqi.Tutje zëdhënësi i Policisë tha se si pasojë e aksidentit dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është duke u marrë me procedurat në vendngjarje. /Telegrafi/