Lajme Zone
Aksident te ‘Pushimi i Shoferit’ në autostradën Lushnje-Fier/ Makina përplaset me furgonin, plagosen disa persona
SportTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident te ‘Pushimi i Shoferit’ në autostradën Lushnje-Fier/ Makina përplaset me furgonin, plagosen disa persona

Një aksident i rëndë është regjistruar në vendin e quajtur Pushimi i Shoferit në autostradën Lushnje-Fier.

Një aksident i rëndë është regjistruar në vendin e quajtur Pushimi i Shoferit në autostradën Lushnje-Fier. Një automjet tip Volkswagen është përplasur me një furgon që transportonte udhëtarë drejt jugut.

Furgoni për të shmangur përplasjen me makinën, ka devijuar dhe është përplasur me barrierat e hekurta të autostradës. Nga përplasja e fortë janë lënduar disa udhëtarë të furgonit, por vetëm dy prej tyre janë transportuar me Ambulancë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia në vendngjarje për dokumentimin dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe disiplinimit të trafikut. Top Channel