Lajme Zone
Aksident në unazën e Fierit, BMW humb kontrollin dhe përplaset me dy makina të parkuara, plagoset drejtuesi
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident në unazën e Fierit, BMW humb kontrollin dhe përplaset me dy makina të parkuara, plagoset drejtuesi

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në unazën e qytetit të Fierit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip BMW ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy automjete të parkuara në anë të rrugës.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në unazën e qytetit të Fierit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip BMW ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy automjete të parkuara në anë të rrugës. Si pasojë e përplasjes së fortë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i BMW-së, i cili është transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe për normalizimin e qarkullimit në zonë. Top Channel