Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Starovë të Pogradecit, ku një automjet është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka humbur jetën.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka qenë fatal për drejtuesin e motomjetit. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes dhe shkaqet që çuan në përplasjen mes dy mjeteve.
Policia pritet të kryejë veprimet hetimore në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet Starovë të Pogradecit

