6 të mitur, të afërm me njëri-tjetrin, mbetën të plagosur pasi automjeti që drejtohej nga një 16-vjeçar humbi kontrollin dhe u përplas me një shtyllë. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së premtes, në zonën e Fanit, në Mirditë. Sipas të dhënave, 16-vjeçari e kishte marrë mjetin pa leje dhe si pasojë e përplasjes, të gjashtë të miturit mbetën të plagosur. Një vajzë 12-vjeçare dyshohet se ka pësuar thyerje të legenit, ndërsa dy të mitur të tjerë kanë marrë fraktura në duar dhe këmbë. Katër të miturit e tjerë kanë pësuar dëmtime të ndryshme. Të plagosurit morën fillimisht ndihmën e parë mjekësore dhe më pas u transportuan drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar. Për transportimin e tyre u angazhuan gjashtë autoambulanca dhe, sipas të dhënave, të gjashtë të miturit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. LEXO EDHE:Vrasja në Laç/ Ilir Gjini u qëllua me 7 plumba, shkoi për sherr te shtëpia e autorit! Në kërkim Emiljan Suti, i dënuar me 5 vite burg për kanosje ndaj policëve (EMRI) Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kryen veprimet procedurale dhe nisën hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërkohë, 16-vjeçari është proceduar në përputhje me ligjin, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes. K.M/SI.E./Shqiptarja.com TAG: Lezhe aksident rrugor Komento Komente Eli: 11/07/2026 11:34 16 vjeçari në timon? Babi në burg dhe 10 vite heqje patenten. Përgjigju Sondazhi i ditës:
10 Korrik, 22:22
Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 81.4% Jo! 16.2% Disi! 2.4% Vota total: 947 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 10 Korrik, 22:22 Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?
