Një aksident tragjik është shënuar sot rreth orës 02:22 në Manëz të Durrësit, ku tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një bordurë betoni, duke shkaktuar aksidentin fatal.
Viktima kanë mbetur drejtuesi i automjetit, Kleo Vrioni, 25 vjeç, si dhe dy pasagjerët Sara Brugentelli, 26 vjeçe, dhe Alvi Muhaxhiri, 15 vjeç. Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur Rejsi Vrijoni, 26 vjeç, dhe një 16-vjeçar me inicialet K. D.
Dy të plagosurit janë transportuar drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa 16-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit.

