Lajme Zone
KulturëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident në Lushnje-Fier/ Makina del nga rruga, plagosen burrë e grua

Rreth orës 01:00 të mëngjesit të së enjtes, një mjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga, pasi është përplasur mbi barrierat metalike duke fluturuar mbi to dhe përfunduar në një kanal poshtë urës në një thellësi prej 5 metrash.

Ngjarja ndodhi në rrethrrotullimin e Kolonjës në autostradën Lushnje-Fier.

Ka qënë ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve të Lushnjes dhe e stafit të urgjencës që ka nxjerrë nga makina një çift bashkëshortësh. Të lenduarit u dërguan në spitalin e Lushnjes. Nga të dhënat paraprake të bluve të qarkullimit dhe ekspertëve, shpejtësia e lartë dhe lagështia e madhe në rrugë për shkak të shiut me intensitet të lartë ka bërë që drejtuesi i mjetit të mos hyjë dot në rrethrrotullim por të kapërcejë barrierat e të përfjë në kanal.

Pritet ekspertiza e policisë e cila do të hedhë dritë mbi rrethanat e aksidentit./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet Aksident