Lajme Zone
Aksident në Lungomare gjatë natës, përfshihen dy makina
Të tjeraEuronews Albania

Aksident në Lungomare gjatë natës, përfshihen dy makina

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë orëve të natës në zonën e Lungomares në Vlorë.

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë orëve të natës në zonën e Lungomares në Vlorë. Dy automjete janë përplasur pranë një kryqëzimi në shëtitore. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Përplasja ka shkaktuar vetëm dëme materiale në dy automjetet e përfshira. Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit mbeten ende për t’u sqaruar.