Lajme Zone
Aksident në Bradashesh/ Ndërron jetë 69-vjeçari
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident në Bradashesh/ Ndërron jetë 69-vjeçari

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hënë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në Bradashesh. Sipas informacioneve një automjet tip “Audi”, i drejtuar nga A. G. është përplasur me një biçikletë e drejtuar nga XH. Ç. 69 vjeç. Mësohet se drejtuesi i biçikletës ka pësuar dëmtime të rënda dhe është dërguar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Por nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve dhe ka ndë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hënë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në Bradashesh.

Sipas informacioneve një automjet tip “Audi”, i drejtuar nga A. G. është përplasur me një biçikletë e drejtuar nga XH. Ç. 69 vjeç.

Mësohet se drejtuesi i biçikletës ka pësuar dëmtime të rënda dhe është dërguar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Por nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në kryeqytet. Njoftimi i policisë Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor "Elbasan-Peqin", në fshatin Bradashesh, automjeti me drejtues shtetasin A. G., 18 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. Ç., 69 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.Si pasojë e aksidentit, shtetasi Xh. Ç. ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. G., është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.