Lajme Zone
Aksident në Arllat, përfshihen tri vetura
Të tjeraTelegrafi

Aksident në Arllat, përfshihen tri vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Arllat, ku janë përfshirë tri vetura.

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Arllat, ku janë përfshirë tri vetura.Nga pamjet e para nga vendi i ngjarjes shihet se automjetet kanë pësuar dëme, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit. Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione lidhur me rrethanat e aksidentit dhe gjendjen e personave të përfshirë, ndërsa është në pritje të përgjigjes zyrtare.Nuk dihen detaje të tjera për shkaqet e aksidentit. /Telegrafi/